Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Turqisë

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm sot për pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë. Ky vendim vjen pas njoftimit të bërë shteti fqinj, ku thuhet se ata që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë. Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do t’i refuzohet hyrja në Turqi.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë

Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë në faqen: https://register.health.gov.tr/

Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in.

Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do ti refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.

Ju faleminderit për bashkëpunimin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *