Afatet për regjistrimin dhe zhvillimin e konkurseve të pranimit në Universitetin e Arteve

Dalin listat e maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kushtet për të hyrë në konkursin e pranimit, për të fituar të drejtën e ndjekjes së studimeve të larta në një nga programet e fakulteteve që janë pjesë e Universitetit të Arteve të Tiranës. Pas përfundimit të plotësimit të formularit A2 nga të gjithë aplikuesit për kuotat e Raundit të parë, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka dërguar pranë strukturave përgjegjëse të Universitetit të Arteve, edhe listën zyrtare të kandidatëve që mund të vijojnë me procedurat e regjistrimit për të marrë pjesë në konkurset specifike që do të zhvillohen në dhjetëditëshin e fundit të muajit gusht.

Për të mësuar nëse duhet të vijoni më tej me procedurat e regjistrimit për pjesëmarrjen në konkurset, çdo kandidat mund të verifikojë nëse emri i tij ndodhet në listat e shpallura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Lista e plotë e aplikuesve për secilën degë gjendet e detajuar online në faqen zyrtare të Universitetit të Arteve në adresën www.uart.edu.al .

Konkurrimi për degët e arteve

Sipas kushteve të përcaktuara më herët, pranimet në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, me kohë të plotë, në Universitetin e Arteve të Tiranës për vitin e ri akademik 2022-2023 do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore, si dhe rezultateve të fituara në konkursin e pranimit që do të zhvillohet nga secili fakultet qëështë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend. Universiteti i Arteve të Tiranës tashmëka bërë me dije edhe rregulloren e plotë të kushteve të konkurrimit për pranimet e reja të këtij viti, duke përcaktuar jo vetëm afatet se kur do të zhvillohen testet praktike, por edhe kriteret e shpalljes së fituesve, programet e studimit, si dhe kushtet e hyrjes në konkurset e pranimit. Sikundër u përmend edhe më lart, në konkurse do të lejohet të hyjnë vetëm kandidatët që kanëpërzgjedhur degët e këtij universiteti gjatë fazës së aplikimit për studimet e larta (plotësimi i formularit A2), të cilët duhet që të kryejnë në afatet e caktuara edhe procesin e regjistrimit për konkursin e pranimit.

Degët ku do të zhvillohen konkurset e pranimit

Janë33 programet e studimit për të cilat do të mund të garohet gjatë këtij viti për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Arteve të Tiranës. Konkretisht, maturantët kanë aplikuar për të vijuar studimet në 7 programe të ndryshme të Fakultetit të Arteve të Bukrura, 5 degë të Fakultetit të Artit Skenik, si dhe 21 programe studimi që do të ofrohen në Fakultetin e Muzikës.

Datat kur do të zhvillohen konkurset

Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga fakultetet e Universitetit të Arteve do të zhvillohen nga data 22 gusht deri më datën 25 gusht. Duhet të bëni kujdes që të kryeni procesin e regjistrimit për të hyrë në konkurs. Nëse nuk kryeni regjistrimin në afatet e përcaktuara, edhe pse jeni pjesë e listës së shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, sërish nuk do të mund të merrni pjesë në testet praktike, duke humbur kështu tëtë drejtën e përzgjedhjes si fitues për kuotat e miratuara të pranimeve që do të realizohen në Raundin e parë të pranimeve.

Afatet e regjistrimit për të hyrë në konkurse

Regjistrimi i konkurrentëve për në konkurset e pranimit në programet e studimit me kohë të plotë “Bachelor”, në të gjitha fakultetet e Universitetit të Arteve, për të gjitha programet e studimeve të ofruara mund tëbëhet vetëm pranë sekretarive mësimore duke nisur nga data 15 gusht 2022, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Konkurrentët do të mund të regjistrohen deri në ditën dhe orarin e përcaktuar nga secili fakultet për fillimin e konkurseve të pranimit.

Dokumentacioni për t’u regjistruar në konkurset e pranimit është: Mandati i pagesës së tarifës së konkurrimit, si dhe fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës. Tarifa që duhet të shlyeni për të bërë të mundur më pas edhe regjistrimin është përcaktuar në vlerën e 4,000 lekëve. Regjistrimi pranë sekretarive përkatëse në afatet e përcaktuara do të mund të bëhet nga vetë konkurrenti ose nga një person i autorizuar prej tij me prokurë të posaçme. Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkurset e pranimit të ciklit të parë Bachelor vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania. Për të orientuar maturantët në lidhje me përgatitjen për testet individuale që do të zhvillojnë gjatë konkurseve të pranimit, në faqen online të secilit fakultet janë shpallur tashmë rregulloret dhe temat mbi të cilat duhet të mbështeteni në fazën përgatitore.

Formula për fituesit e rinj të 2022

Senati Akademik i këtij institucioni të arsimit të lartë ka përcaktuar më herët edhe ndikimin që do të ketë në shpalljen e fituesve të rinj secili kriter pranimi (pikët e konkursit, si dhe pikët e rezultateve të maturës). Në zbatim të Vendimit të Senatit Akademik, pikët maksimale për konkurim qëçdo garues mund të grumbullojë gjatë procesit të konkurrimit janë 200. Nga ku 30 për qind e totalit ose 60 pikë i takojnë notës mesatare të viteve të studimit të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës shtetërore. Ndërsa 70 për qind, ose 140 pikë, i takojnë rezultateve të konkurseve të pranimit.

Shpallja e listave të fituesve

Shpallja e fituesve të Raundit të parë do të bëhet zyrtarisht në datën 31 gusht, dhe në datën 1 gusht do të zhvillohet procesi i ankimimit për të gjithë të pakënaqurit. Ekspertët e arsimit bëjnë me dije se regjistrimet e fituesve në këtë raund do të zhvillohen në datat 2 deri në 15 shtator. Procedura e regjistrimit të fituesve të Raundit të parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Ndryshimin e listës së fituesve mund ta shikoni çdo 48 orë (për secilën fazë) online në portalin “U-albania”. Pasi të hapni këtë faqe, duhet të klikoni në rubrikën “Këndi i maturantit”, dhe pasi të hapet faqja përkatëse duhet të vendosni numrin tuaj të identifikimit. Në vijim do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë Raundit të parë. Secila prej preferencave do të jetë e shënjuar me një ngjyrë të caktuar, e cila tregon mundësitë që keni për të qenë fitues, ose jo në këtë program.Kështu çdo aplikant që e gjen veten në listën fituese të secilës fazë, duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar. Ndërkohë që të gjithë kandidatët e tjerë që nuk arrijnë të sigurojnë një të drejtë studimi në këtë raund, do të kenë një shans të dytë për të konkuruar në raundin e radhës që do të zhvillohet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Programet e studimit në Fakultetin e Arteve të Bukura

  • Pikturë Grafikë
  • Pikturë tekstil dhe modë
  • Pikturë multimedia
  • Pikturë kavaleti
  • Pikturë monumentale
  • Skulpturë
  • Skulpturë qeramikë

Programet e studimit nëFakultetin e Artit Skenik

  • Aktrim
  • Koreografi
  • Regji
  • Regji Filmi TV
  • Skenografi –Kostumografi

Programet e studimit nëFakultetin e Muzikës

  • Bastubë
  • Dirizhim
  • Fagot
  • Fizarmonikë Klasike
  • Flaut
  • Kanto
  • Kitarë
  • Klarinetë
  • Kompozicion
  • Kontrabas
  • Korno
  • Muzikë Jazz
  • Muzikologji
  • Pedagogji Muzikore
  • Perkusion
  • Piano
  • Trombë
  • Trombonë
  • Violë
  • Violinë
  • Violonçel./gazetadita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *