Afati dyditor, Alibeaj njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka informuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në lidhje me dokumentacionin e kërkuar më herët për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Me anë të një njoftimi dhe kërkese, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës.

“Basha nuk ndodhte faktikisht në detyrë, për shkak të heqjes dorë nga detyra në mënyrë publike përpara Kryesisë së Partisë më 21 Mars 2022”, thuhet mes të tjerash në shkresë.

Kujtojmë që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Lulzim Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *