Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar zhvillime të bujshme sa i takon aferës CEZ-DIA.
Pak ditë më parë u bë e ditur se ai ka dorëzuar një dëshmi në SPAK, teksa sot ka dhënë më shumë detaje. Sipas tij, bëhet fjalë për një person që më pas ka bashkëpunuar me drejtësinë.
“Unë kam filmuar një njëri, e kam ndjekur unë. Se kërcënohej edhe nga qeveria, por edhe nga persona të botës së krimit. E kam marrë dhe e regjistruar. Është një person që mesa di unë ka bashkëpunuar me drejtësinë mbrapa. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një histori ku nuk është nën hetim vetëm zoti Meta. Besoj se do thirren edhe nga mazhoranca. Ka nisur në kohën e PD dhe mbyllet në kohën e PS. Kanë marrë lekë. Se lekët e shqiptarëve ishin. Ajo është një histori që nëse thirret një, do bëhet ashtu siç thotë Meta që përdoret për propagandë. Tani çështjen e ka Dumani, por i është bashkuar edhe Arben Kraja”, tha Hoxha.
Gazetari u shpreh më pas se mund të merren në pyetje edhe ish-ministrat e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Po sipas tij, shkallët e SPAK mund t’i ngjisë dhe Berisha.
“Besoj se do të thirret Berisha, edhe Meta është thirrur për kohën që bashkëpunonte me Berishën. Ministri i Energjitikës ka qenë Gjiknuri, besoj që do të thirret edhe ai. Arben Ahmetaj nuk është thirrur akoma. Mund ta thërrasin s’ka ndonjë gjë”, u shpreh gazetari.