Afera e inceneratorëve/ Basha: Stela Gugallja është vetëm një ‘prestanome’, si në ato filmat e mafias!

Duke folur për çështjen e inceneratorëve kreu i PD-së Lulzim Basha e konsideroi të shpallurën në kërkim Stela Gugalljan një “prestanome”, si personazhet e filmave të mafias, duke theksuar se kjo aferë shkon deri te kryeministri Edi Rama.

Para një viti thashë që është shpallur në kërkim, dhe para disa ditësh morëm një kallëzim për shpifje nga (Stela) Gugallja. Tha nuk jam në kërkim, tani uroj të jetë në kërkim. Të mos ia kenë mbyllur gojën përgjithmonë. Kjo aferë i përfshin të gjithë, nga Gugallja që është një prestanome, si ato filmat e mafias, ku gjendet një në rrugë, një lypse, nuk po them është lypse, dhe deri te kyreministri që çoi grupin parlamentar te vendi i krimit”, tha Basha.

Kryedemokrati komentoi takimin e Ramës me ministrat e qeverisë në inceneratorin e Elbasanit, duke u shprehur se ai nuk do të shkonte në “vendin e krimit” nëse do të ishte vetë jashtë aferës.

Pyetja që kam për shqiptarët, është denoncuar afera korruptive është çuar në SPAK dhe përgjigjia e kryeqeveritarit është në vend të thërrasë vartësit, mobilizon të gjithë grupin parlamentar të PS-së me Kokën, Ahmetajn brenda, dhe i çon të skena e krimit, që sot është rrethuar me shirit të verdhë.  Është unike në botë të mbledhësh grupin parlamentar në një vend grumbullimi mbetjesh. Është unike në botë që pasi është dorëzuar një kallëzim në prokurori, në vend të përgjigjesh me shkarkime, të mbledhësh grupin parlamentar dhe qeverinë për të mbrojtur skenën e krimit. Pyetja është: çfarë e shtyn një kryeministri që ti përgjigjet një akuze që të mbledh grupin parlamentar në skenën e krimit nëse vet është dorë jashtë. Arrestimi i Lefter Kokës nuk mund të jetë kurrsesi maja e hetimit. Nuk ka njeri që t’u mbush mendjen shqiptarëve se Rama mblodhi grupin parlamentar të vendi i krimit për të mbrojtur Lefter Kokën. Jo në këtë skemë është Rama. Është Ahmetaj, Veliaj, Gjiknuri. Një skemë mafioze ku nxirren kaq shumë përfitim në kurriz të taksave dhe shëndetit të shqiptarëve. Në skemë mafioze përfshihen edhe llogari bankare jashtë shtetit, për të fshehur pronarët dhe përfituesit, për të bërë pastrimin e parave. Jam edhe sot kritik për vonesën e madhe, por qytetarët duhet ta dinë që këta prokurorë dhe hetues janë në një presion në përmasa kriminale për të mos hetuar. Dua t’ju them se PD-në e kanë në krah teksa luftojnë korrupsionin e politikanëve të lartë”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *