Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka pritet të dalë këtë të martë përballë Gjykatës së Posaçme në lidhje me ankimimin e masës së dytë të arrestit me burg, për aferën e incenratorit të Fierit.
Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00. Sakaq, ai ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit.
Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.