Afera e inceneratorëve, PD shtron 5 pyetje të tjera për SPAK

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Përmes një deklarate për mediat anëtari  Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi shtroi 5 pyetje të tjera për SPAK, ku theksoi se përgjigjet qytetarët do i marrin ditën e nesërme.

Deklarata e plotë:

Prej dy javësh po i bëjmë 5 pyetje SPAK që nuk kanë veshët mbyllur, do vazhdojmë edhe në ditët në vazhdim.

Këto pyetje të thjeshta që përsërisim nuk janë tona por të njerëzve.

Ne kemi foltoren dhe aksesin mediatik dhe vullnetin për të përfaqësuar zërin e qytetarëve.

Ja 5 pyetjet e mëposhtme:

  • A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?
  • A dini sa buxhet ka secila nga këto kompani?
  • A dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?
  • A ju thotë gjë emri A. Janglidina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste sovjetike?
  • CCfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që po investoheshin tek inceneratorët?

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *