Afera e inceneratorëve/ Tabaku: Rama bën presion që SPAK mos hetojë korupsionin e qeverisë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur në lidhje me hetimet e SPAK.

Tabaku tha se qeveria duhet të japë llogari, si dhe Rama vazhdon të lërcënojë SPAK për most ë vazhduar hetimet ndaj aferës së inceneratorëv.

“Qeveria të japë llogari kurse Edi Rama vijon me shfaqjen e radhës duke kërcënuar SPAK për të mos vazhduar të hetuar aferat ndaj qeverisë. SPAK-u do të hetojë ashtu sic thotë raporti i DASH që korrupsioni është përhapur në të gjithë qeverinë, këto shfaqje vijnë për të mbuluar aferat korruptive.

Populli shqiptar duan transparencë që ky kuvend të funksionojë në mënyrë normale. Drejtësia e re po kërcënohet nga persona që kanë pushtet kurse opozita nuk kërcënon por inkurajoj SPAK që të vazhdojë me aferën inceneratorëve dhe korrupsion e përhapur në gjithë qeverinë”, tha Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *