Ish-kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar fakte të reja, që sipas tij nga buxheti i bashkisë së Tiranës janë paguar para edhe për mbetjet e bashkisë Kamëz, të drejtuar nga Rakip Suli.
“Bashkia Kamëz në vitin 2018 firmosi një kontratë konçensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës, ku kompania do të merte përsipër edhe pagesën Gate Fee 29 euro/ton. Ky konçension u fitua nga kompania Alko Impex.
Kjo kontratë konçensionare u pasua me shkelje të shumta që Bashkia Kamëz, nën drejtimin e Rakip Sulit nuk i pa asnjëherë. Me Rakipin nuk do të merremi sot, pasi ai siç e ka vetëdeklaruar e ka me shumë dëshirë paraqitjen në SPAK.
Erion Veliaj në dijeni të plotë, ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës, para të cilat do duhej ti paguante konçensionari.
I takon tashmë SPAK të hetojë dhe faktojë nëse këto 6 milionë euro para korruptive, kanë përfunduar në llogaritë bankare të të afërmve të Erion Veliajt”, tha Belind Këlliçi.