Afera me tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, apeli i GJKKO lë në qeli inxhinierin

Gjykata e Apelit të Posaçëm, këtë të premte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan me dyshimin se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

Tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar sekretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.

Në burg për aferën me tenderat, mbahen edhe Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

Sipas SPAK, Shteto është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *