Afera për portin e Durrësit, Berisha: Rama mos të firosë pa miratimin e NATO-s, vendit do t’i grabitet 1.5 mln metër katror

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me aferën për portin e Durrësit.

Përmes një deklarate për mediat, Berisha tha se kjo aferë është një dhunim flagrant, pasi vendit do t’i kushtojë para të tjera të nxjerra nga xhepi i qytetarëve. Berisha theksoi se në këtë port do të huazohet 1.5 milionë metra katrorë, ku Rama do të fitojë 90% të vlerës.

Sakaq shtoi se kjo aferë nuk duhet të bëhet pa miratimin e NATO-s, pasi shërben për shkëmbime strategjike.

“Shembulli më i keq është sot Edi Rama, pasi është kapur me vjedhje prej 420 milionë nga djeksat. Vendos ta mbulojë këtë vjedhje me dy afera të tjera, afera e Butrintit dhe portit të Durrësit. Jam sot këtu për të denoncuar për shumë herë aferën e Ramës me portin më kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant. Rama deklaron se i ka dhënë kompanive për ndërtimin aty të ‘Dubai City’, por në fakt është Dubai i vet. Dhënia prej 1.5 milion truall është një shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare. Kjo megaskandal është e tillë, askush nuk njeh, kompania është ofshor.

Kjo bëhet sepse Edi Rama kërkon të fsheh, i thotë Shqipëria do të fitojë. I kushton vendit para të shumta. Edi Rama u jep shqiptarëve vetm 10% të fitimit, merr vetë 90% të vlerës. Ky është një super skandal, tejkalon çdo lloj imagjinate. Nuk është vetëm kjo gjoba e vetme, është pjesë e saj pasi Rama i privon nga porti i tyre shekullor. Ka shpallur se do bëjë një port të ri, pra shqiptarët duhet të paguajnë nga paratë e tyre një port të ri, që Rama të përvetësojë 1.5 milionë port. I them Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij se janë hajdutë, të heqin dorë nga ky skandal. Është porti i një vendi anëtar të NATO-s. Ndryshimet nuk mund të behën pa miratimin e NATO-s, por Rama nuk njeh kufi, e ëndërron veten një multimiliarder”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *