“Afera Rama-McGonigal” Berisha thirrje Parlamentit dhe Këshillit Europian të ndërhyjnë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se kryeministri Rama nuk mund ‘të shpëtojë’ pa u përgjigjur përpara qytetarëve shqiptarë lidhur me aferën e lidhjeve të tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, të arrestuar në SHBA. Ish-kryeministri u bëri thirrje institucioneve evropiane të ndërhyjnë duke ngritur komisione hetimore lidhur me këtë çështje pasi sipas tij janë të përfshirë edhe politikanë të huaj.

“I bëj thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, komisionit të Kongresit të SHBA dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi këto akte dhe veprime.

Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë. Prapa diellit të shkojë, ai do u thotë shqiptarëve gjithçka për këtë.

I bëj thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të ndërhyjnë me urgjencë, të krijojnë komisione hetimore. Duhet ndërmarrë një hetim të plotë se çfarë solli kjo. Kjo solli përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar për të goditur antikorrupsionin në Shqipëri, për të goditur opozitën në Shqipëri” – u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *