Afganët tashmë janë kombësia më e madhe e emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrijnë me gomone në brigjet e Britanisë së Madhe. Shifrat tashmë kanë tejkaluar numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në këtë terrritor në muajt e fundit. Qeveria britanike ka bërë të qartë se do të dërgojë afganët në Ruandë nëse kërkesat për azil nuk u pranohen, shkruan The Independent.
Një organizatë bamirëse akuzoi qeverinë se i braktisi afganët dhe i detyroi ata të bënin kalime të rrezikshme për shkak të mungesës së alternativave.
Ministrat kanë kërkuar t’i karakterizojnë njerëzit që përdorin gomone për të arritur në Britani si “migrantë të paligjshëm” dhe jo “refugjatë”, por 98% e kërkesave afgane për azil u pranuan në vitin 2022. Shifrat e Home Office të publikuara ditën e sotme treguan se më shumë se 9,000 afganë kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar.
Një raport zyrtar tha se numri i afganëve u rrit edhe më shumë duke shtuar: “Vetëm 9% e mbërritjeve me varka të vogla ishin shqiptarë [në atë periudhë]. Afganët ishin kombësia kryesore për mbërritjet me varka të vogla në këta tre muaj, duke përbërë 33% të mbërritjeve.”