Afganistan/ Shpërthen çisterna e naftës, 19 të vdekur e dhjetra të plagosur

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë plagosur nga një zjarr brenda një tuneli rrugor në Afganistan, raporton BBC. Një cisternë nafte u përmbys dhe mori flakë në tunelin Salang – që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore – të shtunën në mbrëmje.

Zjarri u përhap në automjete të tjera para se të shuhej mëngjesin tjetër. “Një cisternë e karburantit shpërtheu… Unë rashë. Rrobat e mia morën flakë”, tha një dëshmitar i plagosur në tunel për Tolo news. Disa prej trupave u dogjën komplet, tha një zyrtar i lartë shëndetësor në Parwan.

“Midis të vdekurve ishte shumë e vështirë të identifikohej se kush ishte mashkull dhe kush femër,” tha zyrtari i lartë shëndetësor Abdullah Afganistan Mal. Mendohet se numri i viktimave mund të rritet ende. Ministria e Punëve Publike tha se rruga ishte mbyllur për trafikun ndërsa po kryheshin operacionet e shpëtimit.

Tuneli Salang është 2.6 km i gjatë. Një zjarr në tunel në vitin 1982 vrau të paktën 400 njerëz, megjithëse disa vlerësime thonë se numri i të vdekurve tejkalon këtë shifër.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *