Turqia megjithëse është zhytur në një krizë të thellë shoqëruar nga një recension ekonomik, kjo gjë duket se për presidentin Erdogan nuk përbën kurrëfarë shqetësimi.
Atij më tepër i interesojnë kontratat e lidhura mes qeverisë turke dhe disa kompanive të mëdha po turke, të zhvillimit të teknologjive ushtarake, pas të cilave janë edhe të afërm dhe familjarë të tij.
Erdogan po nxiton që ta shikojë Turqinë një superfuqi ushtarake edhe në armatimet konvencionale, si dhe në teknologjitë e reja kibernetike ushtarake.
Për këtë gjë, duket se Turqia tashmë ka gjetur jo vetëm një treg, por edhe një poligon të ri stërvitor real, për të testuar “lodrat” luftarake të Erdoganit. Ato janë disa republika afrikane, ku aktualisht po zhvillohen konflikte civile.
Sipas të dhënave që vijnë nga mediat e huaja, Turqia disa shteteve si Etiopia, u ka dhuruar modelet e para të dronëve ushtarakë, bashkë me një pjesë të armatimeve dhe municioneve, por me kusht që ato të testohen direkt në luftime.
Por pas kësaj “dhurate” bujare nga ana e Ankarasë, duket se qeveria etiopiane ia ka plotësuar pa hezitim dëshirën Erdoganit dhe kompanive të tij zhvillimore. Ata i kanë përdorur direkt këto drone bashkë me armatimet përkatëse mbi popullatën në zonat e konfliktit.
Kjo gjë ka ngjallur menjëherë reagimin e autoriteteve amerikane në Afrikë, që kanë diskutuar me Turqinë për shitjen e dronëve të armatosur në Etiopi. Mediat e huaja raportojnë se, sipas dy burimeve të njohura për këtë çështje, thanë se, kishte prova në rritje se qeveria kishte përdorur armët kundër luftëtarëve rebelë.
“Uashingtoni ka ‘shqetësime të thella humanitare’ për shitjet, të cilat mund të bien ndesh me kufizimet e SHBA-ve për armët në Addis Abeba”,- tha një zyrtar i lartë perëndimor.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se, i dërguari i SHBA-ve në Afrikë, Jeffrey Feltman, “ngriti raporte për përdorimin e dronëve të armatosur në Etiopi dhe rrezikun e dëmtimit të civilëve”, gjatë një vizite në Turqi javën e kaluar.
Një zyrtar i lartë turk tha se, Uashingtoni e përcolli shqetësimin në disa takime, ndërsa ushtria dhe qeveria e Etiopisë, nuk iu përgjigj kërkesave të hollësishme për koment.
Turqia, e cila po shet dronë në disa vende në Europë, Afrikë dhe Azi, ka hedhur poshtë kritikat se, ajo po luan një rol destabilizues në Afrikë dhe ka thënë se, është në kontakt me të gjitha palët në Etiopi, për të nxitur negociatat.
Lufta 1-vjeçare midis qeverisë së Etiopisë dhe udhëheqjes së rajonit verior të Tigray, ndër konfliktet më të përgjakshme të Afrikës, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur miliona njerëz.
Por kontribuuese e gjithë kësaj katrahure duket se është edhe Ankaraja zyrtare me kompanitë e saj të zhvillimit të teknologjive të armatimit.
Javën e kaluar Kombet e Bashkuara ranë dakord të nisin një hetim të pavarur për abuzimet e të drejtave në Etiopi, një veprim i kundërshtuar fuqishëm nga qeveria e saj.
/Burimi: VOA/