Afrikë/26 milionë njerëz ‘luftojnë’ me urinë, kafshët ngordhin nga etja

Dhjetëra miliona njerëz po përballen me mungesa të madhe ushqimore në një zonë të madhe të Afrikës Lindore, pasi rajoni përballet me thatësirën më të madhe për shumë vite.

Sipas BB, C26 milionë njerëz po luftojnë për ushqim pas reshjeve të dendura të shiut në Afrikë dhe vendi po shkon drejt një katastrofe. Thatësira në Kenian veriore, pjesa më e madhe e Somalisë dhe Etiopisë jugore parashikohet të vazhdojë të paktën deri në mesin e vitit 2022, duke vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe kafshëve.

Kafshët po ngordhin dhe barinjtë raportojnë humbje deri në 70% të bagëtive të tyre. Të korrat po dështojnë dhe kafshët nga të cilat varen shumë komunitete po vdesin nga etja. Ka pasur tre vjet me reshje të dobëta në veri të Kenisë, në pjesën më të madhe të Somalisë dhe në jug të Etiopisë. Frika ekziston se thatësira do të vazhdojë gjatë vitin e ardhshëm, duke vënë në rrezik miliona jetë.
OKB ngre alarmin: Nga uria, do vdesin më shumë njerëz se nga vet COVID-19,  pritet
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *