Situata mes Donaldit dhe Beatrix Ramosajt duket sikur po bëhet edhe më dyshuese për sa i përket afrimitetit midis tyre. Veprimet e tyre gjatë javës së fundit kanë qenë shumë të afërta sa publiku ka ngritur aludimet për diçka më shumë se thjeshtë shoqëri.
Gjatë përgjigjeve që dhanë në sfidën që organizoi “Vëllai i madh”, dyshimet për një pëlqim mes tyre u bënë edhe më të forta.
“Thuaj emrin e banorit që ke fantazuar brenda shtëpisë”, ishte pyetja për Beatrix.
“Mund të kem pasur nja dy…”, tha ajo ndërsa Donaldi insistoi që të thonte një emër: “Hë thuaje kushdo që të jetë”.
Pas kësaj, Beatrix i dha dorën Donaldit duke nënkuptuar se ka qenë ai për të cilin ka fantazuar. Të njëjtin veprim bëri dhe Donaldi kur u pyet se cila banore e tërheq seksualisht duke i dhënë dorën Beatrixës.
/Priza.al/