Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore: Ushqehuni me krimbat e verdhë, janë të pasura me proteina, yndyrna dhe fibra

Agjensia e Sigurisë Ushqimore ka miratuar konsumimin e krimbave në Europë. E jo më kot, pasi ato janë të pasur me proteina, yndyrna dhe fibra. Siç duket, krimbat kanë vlera ushqyese. Ndaj kushdo që ka dyshime për këtë gjë, ia vlen që ta provojë.

Krimbat e verdhë janë insekti i parë i miratuar për përdorim ushqimor në Europë, dhe ato mund të konsumohen të karamelizuar ose të skuqur.

Krimbat mund të hahen siç janë, ose të përdoren në formë mielli në snacks dhe noodles.

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore, e ndodhur në Parma të Italisë, i hap rrugë përdorimit të krimbave në kulinarinë europiane.

Nëpër botë, përfshirë Afrikën dhe Amerikën Qendrore, insektet e skuqura, gatimet e ndryshme me to si dhe qoftet me krimba të verdhë, janë shndërruar prej kohësh në normalitet. Dy shtete europiane, Austria dhe Gjermania, ofrojnë tashmë snacks me bazë krimbash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *