Agjenti i ish-lojtarit të Chelsea: Ai nuk është shpëtuar, ndodhet ende nën rrënoja

Në fillim u raportua se ish-lojtari i Chelsea, Atsu, u nxorr nga rrënojat e shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm që preku Turqinë dhe më pas se ai u dërgua në spital për t’u mjekuar.

Por tashmë, agjenti i lojtarit, Nana Sechere raporton të kundërtën. Sipas atij, Atsu nuk është nxjerrë nga rrënojat.

“Unë jam aktualisht në Stamboll. Situata është e njëjtë, Christian Atsu nuk është gjetur ende. Përveç nëse e shoh ose flas me të, nuk do të kem më përditësime”,- shprehet ai.

Gjithashtu dhe trajneri i ekipit të Hatayspor, Volkan Demirel, foli për situatën e Atsu.

“Ju lutem mos shkruani se ai mbijetoi pa qenë të sigurt. Njerëzit kanë familje, shpresa dhe dhimbje. Dhe dhimbja po shtohet. Nuk ka lajm për Atsu dhe drejtorin sportiv Taner Savut. Nuk kemi ende asnjë informacion për ta, nuk janë nxjerrë nga rrënojat”, përfundoi ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *