Agron Çela del foto në krah të Spiropalit/ Deputeti: Kam ikur nga Partia e Lirisë

 

Deputeti i Partisë së Lirisë në Shkodër, Agron Çela, ka konfirmuar largimin nga PL, ndërsa në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku ky i fundit shfaqet në krah të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kandidatit të përfolur të PS për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Pak ditë më parë mësohet se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë zhvilluar një takim mes tyre ku edhe është zyrtarizuar bashkimi i tij me PS-në.

Më herët, burime per median thanë se një prej arsyeve kryesore të braktisjes së Partisë së Lirisë ka të bëjë me pakënaqësitë e tij për koalicionin e kësaj force politike me Partinë Demokratike.

Sakaq, në një prononcim të dhënë për “5pyetjet.al”, Çela u shpreh se është shkëputur nga Partia e Lirisë dhe se nuk ka asnjë peng e se ndihet i realizuar.

“Nga Partia e Lirisë jam shkëputur. Nuk kam asnjë peng. Jam i realizuar në çdo gjë. Nuk e di si e ka pritur Ilir Meta, por u uroj edhe atyre mbarësi”, tha ai.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *