Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për heqjen e masës “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, ka reaguar edhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.
Ai ka përshëndetur lirimin e liderit të PD-së duke theksuar se kjo është një fitore për opozitën.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan “Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”