Deputeti i PD Agron Shehaj ka mbërritur në selinë blu për verifikimin e firmave të delegatëve për qarkun e Tiranës.
Shehaj do të verifikojë firmat e delegatëve të njësisë Nr.5. Po ashtu ai do të verifikojë dhe firmat e delegatëve të zonës 7.
Në selinë e PD, në zyrën e Edi Palokës, ndodhen 4200 firmat të mbledhura nga delegatët e Partisë Demokratike për thirrjen e Kuvendin Kombëtar më datën 11 dhjetor.
Shehaj ka telefonuar delegatët për të konfirmuar faktin se ata e kanë firmosur me dëshirë formularin për thirrjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor.
/Priza.al/