Agron Shehaj, u shpreh se nëntë vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama kanë qenë një dështim. Në këtë mënyrë sipas tij, Rama nuk ka më çfarë t’u thotë qytetarëve shqiptare dhe merret me opozitën duke përdorur fjalorin e tij denigrues.
Pjesë nga biseda në studio:
Plarent Ndreca: Gomar, maskara, është metaforë që në zhargonin e përditshëm mund të përdoret. Fushata ka qenë shumë pozitive, unë jam përditë në terren dhe është simbolizuar gjatë gjithë kohës me mbjellje pemësh që tregon se jemi tek punë dhe bëjmë punë. Patjetër, ngelet një fushatë politike, pavarësisht se jemi në këto zgjedhjet sepse votojmë edhe kryetar bashkie edhe forca politike.
Sa i përket përdorimit “Zorrë qorre”, është bërë krahasimi me zorrën qorre është metaforë, simbolizon diçka që është pa produkt. Kryeministri shqyhet për përdorimin e metaforave, por gjithmonë ai nuk e kalon kurrë kufirin.
Agron Shehaj: Gjithmonë këtë gjuhë kam dëgjuar nga Rama që kur ka dalë në politikë, nuk kam ndonjë interes të madh se si shan Rama. Një telendar, që vetëm shan…
Ndreca: Telendar nuk është ndonjë kompliment
Agron Shehaj: Por si ta quaj atë, të paedukuar? Po e quaj të paedukuar kryeministrin. Por unë shoh që merremi shumë me çfarë tha Rama, por nuk po merremi me thelbin. Kur bëhen fushata në perëndim, analizohen cilat janë problemet e qytetarëve. Analiza e problemeve bëhet në nivelin e kandidatëve dhe në nivel politik. Unë e kuptoj që Rama do të na bëjë të gjithëve për budallenj për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Rama flet për gjithçka vetëm për problemet reale nuk flet. Ka prindër që pyesin vetëm, t’u themi fëmijëve ikni, apo mos i lini prindërit vetëm, ky është debati që bëhet në Shqipëri. Po të dalim të pyesim se cili është problemi në Shqipëri nuk do të thotë non-grata, por do të thotë korrupsioni.
Plarend Ndreca: Zoti Shehaj vjen këtu dhe flet duke përfaqësuar diçka. Përfaqëson dy persona që nuk mund t’i fshehë, shqiptarët i shohin të gjithë ata që tha, edhe korrupsionin e të gjitha. Por ka një matje shumë të fortë ndërkombëtare që i kanë vënë një vulë të rëndë që këta zotërinjtë përpiqen për të shmangur. I vë fytyrën e vet dy fytyrave që ne i dimë shumë mirë se kush janë. Pra të thotë që flas në emër të Sali Berishës apo të Ilir Metës. Më pas mbetet për t’u parë se sa do t’i besojnë shqiptarët.
Agron Shehaj: Unë përfaqësoj demokratët dhe opozitën.
Përse i mohoni udhëheqësit tuaj?
Agron Shehaj: Nuk besoj se më ke dëgjuar të mbroj ndonjë aferë korruptive, të akuzuar për trafik droge, afera korruptive të faktuara nga SPAK
Jualin Zyla: Ju mbroni një të akuzuar nga SHBA
Plarent Ndrecaj: Koalicioni që përfaqëson është Ilir Meta dhe Sali Berisha, kjo është fakt.
Lubonja: Vetëm në kohën e Leninit ishte: “Kur themi Lenini nënkuptojmë partia”.
Plarent Ndrecaj: Kryetar PS ka Edi Ramën dhe unë e thashë që përfaqësoj Edi Ramën. T’i mu turre mua se bëra një gabim.
Fatos Lubonja: Më vrau ajo; se the ‘përfaqësoj Edi Ramën’. Këtu të demonizojnë këta dy persona…
Agron Shehaj: Të pëlqen apo jo demokratët kanë zgjedhur Berishën kryetar partie. Unë ndryshe nga ty nuk përfaqësoj një njeri, por vetën time vlerat e mia, dhe qytetarët, Unë kam ardhur si përfaqësues i demokratëve dhe opozitarëve.
Kemi një kryeministër që ka nëntë vite në pushtet dhe që kanë qenë dështim. Kur ke 9 vite që qeveris nuk ke më çfarë t’i thuash qytetarëve, dhe në këtë mënyrë merresh me opozitën. Akti i fundit ka qenë përcaktimi se kush është lideri i PD dhe kush jo./ BW