Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi pretendoi se Cristiano Ronaldo ishte me fat që shënoi gjuajtje të lira në karrierën e tij.
Ronaldo ka mbi 60 gola nga goditjet e dënimit në karrierë.
Ish-lojtari i Argjentinës, nëpërmjet një live stream po tregonte golat më të pabesueshëm të portugezit, por ishte pak se i impresionuar me atë që pa.
Ronaldo është padyshim një nga golashënuesit më të mirë ndonjëherë në lojë dhe pati një karrierë të shkëlqyer në Manchester United, Real Madrid dhe Juventus përpara se të transferohej te Al-Nassr në dimër.
Aguero pohoi se një nga golat e Ronaldos ishte me fat. Ai i referohej golit nga 40 metra të Ronaldos kundër FC Porto në Ligën e Kampionëve duke thënë se: ‘Nuk është aq i veçantë sa duket po ta shohësh është faji i portierit’.