Ahmetaj: Rritja e pagave, e domosdoshme dhe në kohën e duhur

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj nga foltoja e Kuvendit ka deklaruar se rritja e pagave është një domosdoshmëri, ndërsa theskoi se po ashtu është e nevojshme që të ngrihet një grup pune për të shqyrtuar edhe gradualitetin e pensioneve. Sipas tij rritja e pagave do të sjellë më shumë fitime.

“Rritja e pagës është thellësisht politike. Është reflektim i një qeverie. Por së fundmi me një rritje historike dhe reflektimi ka të bëjë me produktivitetin e administratës. Rritja është 1.6% të PBB. S’është bërë asnjëherë. Nëse ekonomia është rritur dhe PBB është rritur, paga mesatare rritet 100%. Që do të thotë i gjithë diskutimi që bën opozitës për inflacionin, kjo statistikë e rrëzon. Nëse në 2025 paga mesatare do jetë 900 euro në privat do të jetë 600 euro. Kjo është kundërshti në ekonomi. Në 2013 tatim fitimi, ka qenë 15 mld, sot është 48 mld. Paga mesatare është rritur me 43%fitueshmëria është rritur me 300%. Çfarë nuk meritojnë punonjësit? Është rritur fitimi i tyre 300% ndërsa paga mesatare është rritur 43%, ata nuk kanë reflektuar. Ne po provokojmë në formë shumë pozitive, sektorin privat. Rritja e pagave është e domosdoshme dhe në kohën e duhur.”- tha Ahmetaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *