Ai/ajo u zhduk papritur pas seksit, ja arsyet

Ju ka ndodhur që partneri juaj të zhduket menjëherë pas seksit dhe mos të dëshirojë më kontakte me ju. Ne ju sjelli 4 arsyet kryesor se pse zhduken.

Largohen sepse janë të papjekur

Nëse zhduken pas seksit duhet ta merrni si mesazh pozitiv dhe lajm të mirë. Kjo tregon se keni shpëtuar nga dikush me të cilin s’do të donit ta keni partner të jetës. Sepse nuk  janë mjaftueshëm të pjekur dhe zgjedhin mënyrën më të shëmtuar dhe fëmijënore për t’u larguar. Thjesht duhet t’i kujtoni vetes që s’jeni ju problemi apo vlerat e tua si partnere.

Zhduken sepse ndihen të pasigurtë

Nuk duhet t’i jepni justifikim zhdukjes së tij. Është e thjeshtë të mendosh që njeriu me të cilin po del e ka të qartë se çfarë po bën ndërsa del, por s’është gjithmonë ky rasti. Ata mund të kenë pasiguria dhe kur ndjejnë këtë, largohen. Gjithsesi, kjo s’i justifikon pasi zgjedhja e duhur është komunikimi. Në rast se nuk e bëjnë, ju kanë kursyer kohë.

Zhduken sepse jeni në linja komplet të ndryshme

Ai nuk dëshiron një lidhje. Nëse e keni diskutuar paraprakisht këtë, dhe ju keni qenë dakord, atëherë nuk ka asnjë problem kjo. Nëse jo dhe ata zhduken krejt nga hiçi tregon se ata nuk kërkonin asgjë veç seksit.

Duke u zhdukur, ndihen të qetë

Ndonjëherë, duke u larguar në atë mënyrë, njerëzit ndihen më të “justifikuar” për sjelljen e tyre dhe e justifikojnë kështu. Prioritetet e tyre mund të jenë shumë të ndryshëm, marrëdhënie apo plane të tjera dhe i bën të mendojnë se kanë të drejtë që thjesht të zhduken. Por kjo nuk duhet t’i justifikojë as në këtë rast, pasi nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmin që mund t’ju kenë lënë ju. Sidoqoftë, kujtoji vetes se nuk meritojnë asnjë çast më shumë nga koha juaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *