Ai është “çun mami” dhe kjo gjë ju acaron/ Ja disa këshilla për ta ndryshuar

Përmend gjithmonë të ëmën? I kërkon këshilla? E përfshin në momentet tuaja? Një burrë ose një partner”çun mami” ndonjëherë është i vështirë për t’u menaxhuar dhe krijon shumë probleme në jetën e një çifti. Sfida për ta bindur atë për të prerë ”kordonin e kërthizës” është komplekse, por jo e pamundur për t’u fituar. Ja disa këshilla për të ndjekur për të lehtësuar varësinë e tij dhe për ta bërë atë me të vërtetë një burrë të rritur.

Para së gjithash, përpiquni të ndërtoni një marrëdhënie të mirë me nënën e tij. Mos bëni kurrë luftë, sepse ai do ta gjejë veten midis dy zjarreve dhe do të shtyhet për të mos marrë një pozicion ose për ta mbrojtur atë në dëmin tuaj. Por përpiquni të mbani fort pozicionin tuaj, përndryshe rrezikon që vjehrra juaj ta pushtojë botën tuaj.

Nëse në marrëdhëniet me vjehrrën është e nevojshme të ekuilibroni bashkëpunimin dhe autonominë, me partnerin qëndrimi duhet të jetë i ndryshëm. Me të, të qënit të mëshirshme është e dëmshme. Tregojani idetë tuaja, vendosni shtylla dhe tregojani se ekzistojnë edhe nevojat tuaja. Nëse ai ju do, do ju kuptojë. Për këtë arsye, viheni para një zgjedhje: për shembull, nëse ju intereson aq shumë që të udhëtoni për Pashkë, dhe ai është mësuar të qëndrojë gjithmonë në familje, kërkojini ta ndryshojë dhe të vendosë. Nëse qoftë edhe për një herë ai nuk mund të ndryshojë zakonet e tij dhe të zgjedhë ju, situata është serioze.

Partneti yt ka prirjen të përkëdhelet dhe të bëjë fëmijën, sepse nëna e tij ende e trajton atë si fëmijë? Atëherë bëni të kundërtën. Vendoseni atë para përgjegjësive të tij dhe bëjeni të ndihet një njeri i aftë për të marrë vendime dhe për të zgjidhur probleme. Jepini kurajë dhe shtyjeni të ndjekë dëshirat e tij, edhe nëse ato nuk përputhen me ato të nënës së tij.

Nëse e ekzagjeron, mos kërkoni menjëherë përplasjen. Debatet dhe pengesa për pozicionet tuaja nuk do t’ju sjellin më pranë. Përpiquni ta bëni të kuptojë se po bën gabim duke përdorur ironinë. Një shaka e bukur ndonjëherë është më efektive se një britmë. Nëse reagon keq, bëjeni të vetëdijshëm se nëse ju do të silleshit me prindërit si ai, ai nuk do të reagonte qetësisht.

Nëse me të vërtetë situata bëhet e padurueshme, e vetmja gjë që duhet të bëni është “kërcënimi” për ta lënë. Megjithatë, para se të arrini në një vendim kaq drastik, meditoni dhe pyesni veten nëse i keni provuar të gjitha. Nëse përgjigja është pohuese, atëherë vendoseni para zgjedhjes: ose gjërat ndryshojnë ose do të të humbasë. Në këtë mënyrë ju mund t’i jepni shtytjen që të reagojë dhe marrëdhënia juaj mund të fillojë përsëri mbi baza të reja, më të mira dhe më të forta.

Me pak fjalë, rruga për të çliruar veten nga ky trekëndësh me figurën e nënës së tij, është e vështirë, por ju mund ta bëni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *