Emri i Armando Brojës ka qarkulluar gjatë në listën e merkatos së këtij viti dhe është lidhur me një sërë klubesh brenda dhe jashtë Premierligës, me rivalët londinez të Chelsea, West Ham që kanë qenë më pranë tij.
Nisur nga situata që është krijuar me yllin në rritje të kombëtares shqiptare ka realizuar një analizë edhe BBC Sport, ku pyetja që shtron është: “A duhet t’i japë Chelsea një shans Brojës?”.
Chelsea në fakt e ka sulmuesin pykë në skuadër, por pyetja është a do ta ketë ai mundësinë të luajë.
Reprezentuesi shqiptar, Broja, i lindur në Slough, ka qenë në listën e të dhënave në Stamford Bridge që nga viti 2009.
Sezonin e kaluar ai shkoi në huazim te Southampton dhe shënoi gjashtë gola në Premier League dhe nëntë në të gjitha garat.
Vetëm Mason Mount (11), Lukaku dhe Kai Havertz (tetë secili) shënuan më shumë se gjashtë gola në ligë për Chelsean sezonin e kaluar.
Broja do t’i jepte edhe Chelseat një opsion krejtësisht të ndryshëm. Ai fitoi 88 duele ajrore në Premierligë sezonin e kaluar, me Lukakun në krye të sulmuesve të Bluve me 51 duele të fituara.
Djaloshi gjithashtu kreu me sukses 88 driblime, më shumë se kushdo tjetër në vijën e parë të Bluve.
Broja, parasezoni i të cilit u ndërpre për shkak të lëndimit, ka qenë zëvendësuesi i Kai Havertz në dy ndeshjet e para të Chelseat këtë sezon, ku klubi londinez shënoi një fitore 1-0 ndaj Everton dhe barazimin 2-2 me Tottenham.
Ish-mbrojtësi i West Ham, Upson tha në BBC Radio 5 Live: “Ai ka një qëndrim të ri dhe të patrembur. Nëse mund ta përballojë atë madhësi dhe presion, ai mund të jetë pikërisht përgjigjja që kërkon Chelsea. Ai mund të rritet dhe të shndërrohet në diçka sensacionale”.
Broja ka qenë i lidhur me Newcastle dhe Everton, të cilët do ta linin klubin pa asnjë sulmues, megjithëse Tuchel thotë se pret që ai të qëndrojë.
A është e mallkuar fanella me numër 9 te Chelsea?
Chelsea nuk e ka numrin 9 këtë sezon pas largimit të Lukakut. Është hera e katërt në këtë shekull që ata hyjnë në një sezon ku askush nuk e mban veshur fanellën me këtë numër.
“Njerëzit më thonë se është e mallkuar”, tha me shaka Thomas Tuchel në fillim të këtij muaji.
“Lojtarët ndonjëherë duan të ndryshojnë numrat. Por, çuditërisht, askush nuk dëshiron ta prekë atë”, shtoi tekniku gjerman i Chelsea.
Në 20 sezonet e fundit kur dikush ka pasur fanellën me numrin 9 mbi super për Chelsea, ata së bashku kanë shënuar vetëm 150 gola në Premier League, mesatarisht 7.5 gola në sezon.
Sutton (një), Mateja Kezman (katër), Franco di Santo (zero), Radamel Falcao (një), Gonzalo Higuain (pesë) dhe Lukaku (tetë) janë ndër sulmuesit që veshën fanellën me numër 9 për një sezon dhe nuk arritën të siglojnë një numër golash dyshifror.
Askush nuk shënoi një gol në ligë duke veshur numrin 9 mes Hernan Crespos në 2005-06 dhe Fernando Torres në 2010-11. Nëse Chelsea nënshkruan me një sulmues, a mund ta marrë ai peshën e fanellës me numër 9?