“Ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më gjallë pasi doli nga PD”, Rudina Hajdari përkujton të atin: Azemi ishte luftarak, idealist…

Në 23-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, ish-depuetetja e PD-së, Rudina Hajdari ka përkujtuar të atin.

Në një status të publikuar më ‘Facebook’ ajo shkruan se Azem Hajdari nuk e dinte se nuk do të kthehej më gjallë pasi doli nga selia e PD-së mbrëmjen kur u qëllua me armë. Më tej, Rudina Hajdari ka shtuar se figura e tij ishte prezente me të gjatë gjithë kohës dhe se ëndrra e tij për Shqipërinë demokratike nuk ishte bërë ende realitet.

Postimi i plotë:

Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbremjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk e dinte se do të linte mbas një boshllëk në zemrat tona, të familjarëve të tij por edhe në të gjithë historinë që pasoi më pas vendin.

Babi nuk ishte një njeri normal. Përgjatë rrugëtimit tim politik në Shqipëri e kam ndier prezencën e tij të fortë edhe mbas 23 vitesh. Në fshatra e mbanin mend si deputetin e tyre të parë dhe të fundit, njeriu i vetëm që ishte kujdesur të sillte ujë dhe infrastrukturë aty ku qeveria kishte shekuj që i kishte harruar.

Në qytet e mbainë mend si njeriun e njerëzve të thjeshtë që luftonte me burokracinë dhe padrejtësinë.

Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare.

Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë për të ardhmen e fëmijëve. Fatkeqësisht kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet dhe sot dua të flas pak mbi arsyet përse kjo ka ndodhur.

Ata që e zvarritën vendin në rrugëtimin e tranzicionit pafund politik, me qëllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratikë me synimin për ta vendosur shtetin në shërbim të interesave të tyre personale e familjare. Kështu për 30 vite, shteti, buxheti, pasuritë natyrore etj nuk i shërbyn miëqënies së përgjithshme por interesave të vetëm një grupimi i cili është pasuruar përtej cdo imagjinate, teksa shqiptarët ose janë varfëruar ose kanë emigruar ose ëndërrojnë të emigrojnë teska ndiejnë se skanë të ardhme në këtë vend.

Kur i sheh sot të ankohen për mungesë demokracie brenda partive të tyre, të vjen të qeshësh e të qash njëkohësisht. Të qeshësh sepse janë viktima perfekte të krijesave të tyre dhe të qash për nivelin e hipokrizisë që shfaqin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *