“Ai nuk ndalet kurrë, lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, Rama publikon videon me Tinka Kurtin

Pas Robert Ndrenikës, edhe aktorja e mirënjohur Tinka Kurti i është bashkuar një spoti të Partisë Socialiste. Një tjetër personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar është bërë pjesë e fushatës së kryeministrit Edi Rama, për zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira, vendit i duhet Edi Rama, pasi vetëm ai lufton për Shqipërinë. Aktorja e madhe e skenës shqiptare përmend disa nga arritjet e qeverisë, duke nisur nga tërmeti shkatërrimtar dhe rindërtimi. Me luftën e vazhdueshme të mjekëve me armikun e padukshëm, pandeminë, dhe së fundmi me procesin e vaksinimeve etj.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë.

Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *