Aida Shtino rikujton të atin e ndjerë: Po kalon i pesti vit pa ty

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz të Humbur” format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka ndarë me fansat e saj me një dedikim për të atin e ndjerë që e ka humbur rreth 5 vite më parë. Sot ai do të festonte ditëlindjen dhe ky është dedikimi i moderatores.

Postimi i plotë:

“Dhjetori për mua është stina më e bukur e vitit…është më i ndjeshmi dhe emocionuesi dhe për këtë kam disa arsye….që e vogël gëzohesha sa hynte dhjetori dhe thoja se ky ishte muaji i im, por jo vetem i imi edhe i babait tim. Ne të dy në këtë muaj kishim ditlindjen…ti e kishe ne datën 9 pra si sot e unë e kam në 30.

Kanë kaluar katër dhjetorë që ti mungon e sot po kalon edhe i pesti dhe unë do të doja shumë të ngrihesha si çdo mengjes dikur e të të uroja e të të përqafoja e të ndjeja atë paqen dhe sigurinë që vetëm ti ma jepje në këtë botë i shtrenji im.

E di që je pranë meje ne një formë tjetër dhe më shikon sesi në sy më ka rëshkitur një pikë loti, por mos u mërzit se është lot malli për ty o babush, sepse më mungon ai përqafim që ta jepja këtë ditë.

Aty ku je të uroj miliona vjet Gëzuar! E lumtur që të takova e ishe babai im në këtë planet e dimension dhe sigurisht bashkë do takohemi e perqafohemi në dimensione të tjera më të bukura.

Sot do ta pi një gotë dhe përballë do vendos edhe gotën tënde si dikur dhe e di që shpirtërisht do të jesh me mua! Gëzuar i shtrenjti im aty lart në qiell!”,-shkruan Aida Shtino.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *