Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i burrit biznesmen të modeles shqiptare, Angela Martini. Dragos Savulescun u prangos në Mykonos të Greqisë, teksa po bënte pushime luksoze me gruan e tij.
Media rumune “G4Media.ro”, ka publikuar edhe një foto ku shihet Angela, ndërsa në cep edhe bashkëshorti i saj, ndërsa thuhet se kjo mund të jetë bërë shkak i arrestimit.
Bashkëshorti rumun i Angela Martinit, Dragos Savulescun, u arrestua ditën e djeshme në Greqi nga autoritetet të cilat kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.
Por, pushimet i kanë kushtuar kësaj radhe.
Mediat në Greqi raportuan se shkas për arrestimin e tij u bënë postimet e Angelas e cila ka treguar se ndodhej me pushime në Greqi, së bashku me Dragos dhe familjen.
Media rumune G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkëshorti i modeles duket në sfond.
Tashmë, Angela ka vendosur që të fshijë lokacionet nga të gjitha fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë.
/Priza.al/