Akademia e barinjve/ Ministrja e Bujqësisë: Është keqkuptuar! Do e përforcojmë dhe te fermerët

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë fjalës së saj në Komisionin e sotëm ka sqaruar deklaratën e disa ditëve më parë në lidhje me akademinë e barinjve.

Ajo ka thënë se kjo gjë është keqkuptuar pasi është diçka që praktikohet në të gjitha vendet e botës. Në lidhje me këtë akademi ka marrë konsultime të shumta ndaj programi që do të përdoret për barinjtë do të shtrihet dhe për fermerët e rinj.

Deklarata e Ministres Frida Krifca:

Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Unë kërkova ndjesë për mënyrën se si u drejtova deputetes, është pjesë e emocioneve dhe entuziasmit mes kolegëve. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të atyre të vështira, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj, do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim. Desha ta sqaroj se ka pasur vëmendje dhe në media.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *