‘Akciza e birrës do lërë pa punë mijëra familje’/ Berisha: Në vend po theren bagëtitë, ndaj marrim qumësht pluhur nga Serbia

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me akcizën e birrës dhe situatën e bujqësisë në vend.

Berisha tha se vendosja e akcizës së birës do të bëjë që shumë biznese të largojnë nga puna mijëra familje që punësohen në këtë industri.

Sakaq shtoi se dobësimi i prodhimit shqiptar dhe rënia e numrit të bagëtive, ka bërë që shqiptarët të pinë qumësht pluhur që vjen nga Serbia.

“Ky rend si vasal i Aleksandar Vuçiç nga Samiti në Samit, duke e mbrojtur, në një kohë kur Europa dhe NATO i thotë zotëri do të qëndrosh me rusët apo do kthehesh këtej? Ky është i vetmi njeri në Europë, skllav i Vuçiç që thotë mos ma luani padronin, mos i thoni të zbatojë sanksionet se populli serb 80% e tyre duan Putinin. S’e thotë askush këtë përveç Edi Ramës. Njëri i jep urdhra për të mbyllur shkolla e kopshte, tjetri i jep urdhra për hapur doganat, për të shkatërruar prodhimin shqiptar. Mijëra lopë race janë therë në të katër anët e Shqipërisë dhe shqiptarët pinë qumësht pluhur që vjen nga Serbia. Tani po u heq tarifën që u takon birrë prodhuesve të vendit për vëllezërit Kariç dhe të mbyllë e të lërë pa rroga mijëra familje të punësuar në këtë industri”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *