Raportimi vjetor i AKEP në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ka shkaktuar debate lidhur me blerjen e paketës kontrolluese të aksioneve të kompanisë ONE nga e njëjta shoqëri hungareze që zotëron edhe Albtelecom.
Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati kërkoi të dinte përse ky transaksion nuk ishte përfshirë në raportin vjetor të punës së AKEP, ndërkohë që paralajmëroi se shkrirja e tyre sjell me vete rrezikun e kufizimit të konkurrencës.
Ai shtoi se gjithashtu se AKEP po ndjek me shumë vëmendje procesin, dhe se po konsultohet me partnerët e BE, lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë nëse do të ketë shkrije mes dy operatorëve, gjë që do të sillte për pasojë nevojën për ndryshime në bllokun e frekuencave.
Deputetët e opozitës kanë shprehur kritika për AKEP lidhur me mungesën e mbulimit me shërbim internet të zonave rurale./SCAN