Stresi është një faktor shumë negativ dhe i dëmshëm për shëndetin tonë dhe përveç se mund të na sëmurë, mund dhe të shkaktojë akne. Për këtë arsye ekspertët e kujdesit të lëkurës tregojnë disa këshilla dhe truke të dobishme për të mbajtur larg aknet e stresit.
Aknet e stresit janë të ndryshme nga llojet e tjera të shpërthimeve të tilla në lëkurë. Ekzistojnë edhe disa lloje të ndryshme stresi që shkaktojnë akne, por fokusi i momentit, duke qenë se jemi afër rutinës së shtatorit do të jetë stresi emocional.
Estetisti i famshëm, Joshua Ross nga SKINLAB thotë se aknet e stresit emocional mund të shfaqen në të gjithë fytyrën, përfshirë faqet tuaja. Megjithatë meqenëse është produkt i lëkurës tepër të yndyrshme ose të ndotur, duhet të merreni me të në një mënyrë paksa të ndryshme nga sa mund të ishit mësuar.
ka disa mënyra për të parandaluar aknet e stresit dhe për ta shëruar atë shpejt.
Çfarë lloj puçrrash janë aknet e stresit?
Siç vuri në dukje Ross, aknet e stresit të nxitur nga ana emocionale nuk kanë kufij në fytyrë. Mund (dhe ka të ngjarë të shfaqet) kudo. Por, kur bëhet fjalë për identifikimin e llojit të akneve me të cilat po përballeni, dermatologu nga Teksasi, Dr Charles Puza, MD thotë për Elite Daily se në vend të pikave të zeza, “stresi ka të ngjarë të drejtojë aknet drejt inflamacionit dhe puçrrave të kuqe, me lëng.”
Këshilla:
- Përdorimi i produkteve të përshtatshme për llojin e fytyrës tuaj.
- Anashkaloni rutinën e larjes së fytyrës në mëngjes. Pastrimin në mëngjes mund të ndryshojë pH e saj dhe ta ‘stresojë’ lëkurën. Estetistët sugjerojnë një përkatje uji të shoqëruar nga një tonik i lehtë.
- Përkushtojuni vetes duke i garantuar pak relaks, larg stresit.
/Priza.al/