Akoma pa filluar dimri, përmbytet Kukësi. Shkak bëhen problemet në kanalizime

Reshjet e shiut, të cilat nuk janë ndalur prej tre ditësh në Kukës kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë.

Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme të shumta dhe janë bllokuar rrugë duke bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve.

Shirat e dendur kanë shkaktuar probleme dhe në lagjet 4.5.6 ku prej disa muajsh po kryhen investime dhe qytetarët thonë se një përmbytje e tillë në rrugët e qytetit nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Shkak është bërë mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve dhe cilësia e dobët e punimeve në rrugë.

Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjana pranon se problematika është e mbartur prej vitesh dhe ka të bëjë me bllokimin e kolektorit dhe kanaleve kulluese.

“Gjithë problemi qëndron tek pika e obeliskut sepse janë ndërtuar disa pallate që kanë bllokuar kolektorin. Edhe kanalizimet kanë pasur probleme. Po mendojmë një zgjidhje për ta zgjidhur një herë e mirë këtë problem. Po studiohet nga inxhinierët e bashkisë që do të japin zgjidhje sepse po shohim si ta sistemojnë këtë pjesë”, tha Granit Gjana Nënkryetar i Bashkisë Kukës për ReportTv.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *