Aksi që lidh Tepelenën me Vlorën gati në shtator! Rama iu paraprin kritikëve: Rruga e ngushtë? Kështu janë në të gjithë Europën

Ditën e sotme në qendër të vemëndjes së Kryeministrit Rama ka qenë inspektimi i punimeve të infrastrukturës e cila lidh Tepelenën me Vlorën si dhe ndryshimet në kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

Me qëllimin për tu kthyer në një qendër turistike dhe për të mbledhur mijëra turistë në këtë zonë Kalaja e Ali Pashë Tepelenës po i nënshtrohet një rikonstruktimi. Kryeministri Edi Rama ka ndaluar edhe në kala nga ku na treguar ndryshimet që po pëson falë investimeve që janë ndërmarrë. Për Ramën, ky ndryshim është mbresëlënës duke theksuar se po kthehet në një atraksion turistik dhe në burim fitimi jo vetëm për individët e zonës, por edhe për ekonominë e vendit. “Mbresëlënës ndryshimi i kalasë së Ali Pashë Tepelenës, një perlë e trashëgimisë sonë kulturore, që po del në dritë e po kthehet në atraksion turistik, në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare”, shkruan Rama.

Gjithashtu kryeministri së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën. Rruga do të jetë e gjatë 14.5 km dhe e gjerë 4.5 metra. Sa i përket kritikave se rruga është shumë e ngushtë, Rama tha se kështu janë në të gjithë Europën.

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, Duhet të jenë më të gjera., Rrugët turistike nuk duhet të jenë më të gjera. Kanë parametrat e tyre nga Zvicra nga Francë pasi nuk kanë prezencë trafiku dhe mundësojnë lëvizjen vetëm për zonat turistike.Këto akse e kthejnë Tepelenën nga një xhep false në një pikë të lëvizjes për turistët qoftë për ata që vijnë nga juglindja, Tirana apo jugu dhe zbulon një pjesë Shqipërie që edhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur. Kjo zonë nga prodhuese në Malësinë e Jugut që vetëm braktisej, po bëhet në një pikë furnizimi për turizmin e bregdetit poshtë që nga Vlora, deri në Himarë e në Borsh”, u shpreh Rama.

Më tej, Edi Rama ka bërë një ndalesë në aksin rrugor Salari-Nivicë, në të cilin kanë përfunduar të gjitha punimet. Gjatë inspektimit me kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçin, kryeministri u shpreh se tashmë me këtë rrugë duhet promovuar turizimi pasi këto pamje të mrekullueshme do të mahnisin të gjithë udhëtarët. Madje, ata do të kenë edhe një arsye më shumë për t’u kthyer përsëri, sepse aksi Salari-Nivicë së bashku me akset Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç si dhe me Lotin 3 të rrugës së Lumit të Vlorës do të përfundojnë pranverën e ardhme dhe do të lidhin perlat e Shqipërisë që akoma nuk janë zbuluar.

“Tani duhet promovuar turizmi se kush vjen e sheh mahnitet dhe vjen prapë. Duhet promovuar që njerëzit të vijnë ta përdorin këtë rrugë dhe të vijnë të shijojnë një gjë të jashtëzakonshme”, tha Rama.


Ndërsa, kreybashkiaku Tërmet Peçi u shpreh se çdo fundjavë kjo zonë vizitohet nga 500 deri në 600 turistë të cilët vijnë dhe shijojnë këto pamje mbreslënëse.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *