Një aeroplan sportiv është rrëzuar pranë Moskës, duke vrarë të paktën 2 persona. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Emergjencave Civile ruse.
“Në fshatin Vatulino në rajonin e Moskës në orën 15:02 me orën e Moskës, u raportua një aksident. Një avion ‘Aeroprakt A-22’ u rrëzua në territorin e aeroklubit Aeroklassika”,- ka thënë zëdhënësi i ministrisë.
Ai ka shtuar se, rrëzimi u pasua nga një zjarr në një zonë prej 5 metra katrorë.
“Në bord ishin dy persona, instruktori dhe një kursant fluturimi që mendohet se kanë humbur jetën pas përplasjes me tokën”,- thanë autoritetet.
/Burimi: RT/Priza.al/