Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori ka ndodhur sot në Burrel ku një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas mediave, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari A. Ruka, i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë bëri shoqërimin e drejtuesit të mjetit në komisariat.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të punuar mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/