Ngjarja ka ndodhur përballë spitalit, ndërsa të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/