Një aksident ka ndodhur në Athinë, ku si pasojë ka vdekur një 27-vjeçar nga Saranda dhe shoqja e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur një mjet ka humbur kontrollin dhe u përmbys në vendin e quajtur Leoforo Katexaki në Zografou, Athinë.
Si pasojë, kanë ndërruar jetë dy të rinj, Pandeli Llambi Kajo 27 vjeç me origjinë nga Saranda, por banues në Athinë dhe një vajzë 24-vjeçare që udhëtonte me të.
Mjeti po udhëtonte nga Ilioupoli për në Athinë, kur doli nga rruga. Në operacion për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 4 mjete.
I riu ishte farmacist në Athinë. Ngjarja rreth orës 00.30 minuta me orën greke./Priza.al/