Aksident i frikshëm me një të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin e autostradës Milot- Thumane pranë, Fushe Gjormit.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda. I lënduari me pas është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Trafikndarësja ka çarë makinën në dysh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.