Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot në afërsi të kryqëzimit në rrugën e Kombit.
Burimet paraprake konfirmojnë se raportohet për persona të lënduar. Sakaq mësohet se një femër është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.