Një aksident i rendë u regjistrua sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku të plagosur kanë mbetur 3 persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi N. Sh., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honday”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. M., 60 vjeç dhe Dh. Sh., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.