Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera. Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me aksidentin, ndërkohë që në pamje shihen dhe dëmet e mëdha materiale që kanë pësuar mjetet.
/Priza.al/