Një shtetas 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Policia njofton se i riu me inicialet Sh.B. ka humbur kontrollin e mjeti dhe ka dalë nga rruga. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.