Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot – Rrëshen, pranë fshatit Fan, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 10-vjeçar.
Burime për median bëjnë me dije se automjeti e ka përplasur 10-vjeçararin gjatë momentit që ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, fëmija është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.