Aksident i rëndë në ajër, përplasen dy avionë ushtarakë francezë, dy viktima

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Francë, ku dy avionë ushtarakë francezë janë përplasur në ajër në lindje të vendit të Mërkurën, duke shkaktuar vdekjen e dy ushtarakëve. Një pilot ka mbijetuar aksidentin.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka identifikuar viktimat si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens në një postim në rrjetin X. Një nga të vdekurit ishte pilot, ndërsa tjetri ishte në trajnim.

Ministri i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, konfirmoi se piloti tjetër ka mbijetuar. Avionët ishin pjesë e bazës ushtarake Saint-Dizier në Francën verilindore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *