Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të fshatit Lumalas, në aksin Korçë-Pogradec, ku një autonjet ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Si pasojë e plagëve të marra, personi ka ndërruar jetë. Nuk dihet ende identiteti i personit që ka ndërruar jetë dhe i drejtuesit të makinës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *